
Platforma online “eKosova” e cila është lansuar për të aplikuar online personat mbi moshën 80-vjeçare për vaksinim me vaksinën AstraZeneca, ka rënë nga sistemi, njofton Insajderi.
Pos profesionistëve shëndetësorë, në valën e parë të vaksinimit ishin paraparë grupet e personave mbi 80-vjeç dhe ata me sëmundje kronike.
Por, momentalisht qytetarët nuk mund të kenë qasje në këtë uebfaqe për t’u regjistruar për marrjen e kurës kundër COVID-19.
Të dielën në Kosovë kanë arritur 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit COVAX. I pari që u vaksinua ishte kryeministri, Albin Kurti. Ndërsa, të martën ka nisur vaksinimi i stafit shëndetësor në Klinikën Infektive në Prishtinë. Procesi i vaksnimit do të zhvillohet në tërë Kosovën. Deri në fund të vitit parashihet që të vaksinohet 70 për qind e popullsisë./Insajderi.com