Ka shënuar ulje numri i pacientëve që po trajtohen për Coronavirus, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Sipas raporteve nga klinikat COVID dhe shtatë spitalet e përgjithshme, në trajtim janë vetëm 291 pacientë, përcjell Insajderi.
Prej tyre, 184 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 217 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 152 pacientë
Tetë prej tyre në gjendje të rënduar, 93 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 127 me oksigjeno-terapi./Insajderi.com