Bie numri i raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Bie numri i raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë çdo ditë e më shumë po shënon ulje, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se në Kosovë aktive me COVID-19 janë nëntë mijë e 966 raste.

Në njoftimin e fundit të IKSHPK-së tutje njoftohet se numri total i rasteve pozitive në vend ka arritur në 50 mijë e 405.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 39 mijë e 134 persona.

Ndërkaq, nga Coronavirusi kanë ndërruar jetë një mjë e 305 persona. /Insajderi.com