Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë po 10 mijë e 721 raste me Coronavirus po vazhdojnë të jenë ende aktive, njofton Insajderi.

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve me SARS CoV2 ka shkuar në 49 mijë e 572.

Sipas të dhënave të raportuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), një mijë e 284 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit nga ky virus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.066 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 271 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 49.577 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.284 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 417 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.721”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Ky institut edhe një herë apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë. /Insajderi.com