Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka shënuar rënie gjatë ditëve të fundit.

Bazuar në njoftimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, një mijë e 334 raste të infektimit vazhdojnë të jenë aktive me COVID-19 në vend.

103 mijë e 908 është numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK njofton se janë shënuar 20 raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 66 testime të bëra, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908. Në total numri i rasteve aktive është 1.334”. /Insajderi.com