Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, ka rënë dukshëm gjatë ditëve të fundit, njofton Insajderi.
Deri më sot vazhdojnë të jenë edhe pesë mijë e 795 raste aktive me këtë virus.
I lartë mbetet numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 47 mijë e 79 pacientë të shëruar.
Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 54 mijë e 261 raste nga 200 mijë e 93 persona të dyshimtë në virusin Corona.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani një mijë e 387 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.
IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 279 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 431 pacientë. /Insajderi.com