
Gjashtë pacientë të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, transmeton Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe janë testuar një mijë e 893 mostra, prej të cilave 285 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, apo 235 më pak se një ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90 mijë e 24 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët shtatë pacientë janë të intubuar./Insajderi.com