
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë viktimë nga aksidentet e trafikut gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Insajderi.
Nga aksidentet e ndodhura gjatë një dite janë shënuar 18 të lënduar, derisa 23 aksidente kanë pasur vetëm dëme materiale.
Sipas raportit të policisë, mbi një mijë e 400 persona janë dënuar për mosrespektim të rregullave të trafikut.
Ndërsa, vlen të theksohet se numri i të dënuarve për mosrespektim të masave anti-COVID-19 ka rënë në 13./Insajderi.com