13 të vdekur dhe 99 raste me COVID-19

13 të vdekur dhe 99 raste me COVID-19

13 persona kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të hënën.

Ndërsa janë regjistruar 99 raste të reja të infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Kjo është hera e parë prej shumë kohësh që numri i të infektuarve ka rënë nën numra tre-shifrorë.

IKSHPK njofton gjithashtu se janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.

Ndërsa prejse ka filluar pandemia numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 480.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë. /Insajderi.com

152 TË SHËRUAR DHE 99 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Montag, 24. August 2020