Bie sërish numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë

Bie sërish numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë

Edhe një mijë e 197 raste pozitive me Coronavirus vazhdojnë të jenë aktive në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, derisa është njoftuar për gjendjen aktuale me Coronavirus në vend.

Numri i rasteve pozitive me virusin Corona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para ka shkuar në 16 e 179 nga 74 mijë e 586 persona të dyshimtë.

Nga të dhënat e IKSHPK bëhet e ditur se deri më tani 14 mijë e 335 persona kanë arritur që ta mposhtin virusin korona.

Mirëpo, janë edhe 647 të tjerë të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë). Numri total i rasteve pozitive është 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.197”, thuhet në të dhënat 24-orëshe të Institutitit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /Insajderi.com