Bie siguria e Aeroportit – futen eksploziv e armë në aeroplan

Bie siguria e Aeroportit – futen eksploziv e armë në aeroplan

Një valixhe me eksploziv është futur deri në aeroplan këtë muaj, pa u detektuar fare nga mekanizmat e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Aeroplanin e ka mbërritur edhe një person i armatosur, e sistemin e radarëve një tjetër, shkruan sot Koha Ditore.

Sikur të mos ishin persona që kanë pasur për qëllim të testonin sigurinë në Aeroport, ata do të mundë të kryenin çfarëdo misioni brenda aeroplanit të mbushur me udhëtarë. Veç kësaj, të merrnin edhe kontrollin e hapësirës ajrore. Kishin funksionuar teknikat e infiltruesve për të futur armatimin në aeroplan duke kaluar makineritë X ray, ose edhe rrezet X, përderisa kishin dështuar të gjitha hallkat e sigurisë në Aeroport.