Një ndërtesë në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, ka pësuar çarje të çatisë, me ç’rast një pjesë e sipërfaqes së saj ka rënë në tokë.
Gazeta Online Insajderi ka siguruar pamjet nga aty, ku shihet se ka të bëjë me “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.
Redaksia ka provuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës për të kuptuar nëse ka lëndime në persona, por PK ishin të paqashëm. /Insajderi.com