Florian Bieber i bindur se Grenell do ta ketë të vështirë të ketë partneriteti me dikë tjetër në Kosovë, siç e kishte me Thaçin.
Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Gracit dhe eksperti i zhvillimeve në Ballkan, Florian Bieber, ka thënë se me aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, komplikohet shumë dialogu në mes të Kosovës e Serbisë, i paraparë të fillonte në Uashington me 27 qershor, njofton Insajderi.
Sipas Bieber, kjo do të ndodhë për shkak se Hashim Thaçi ishte partneri i qëndrueshëm i emisarit amerikan, Richard Grenell, dhe me pamundësimin e Thaçit që të jetë pjesë e dialogut, Grenell humbë bashkëpunëtorin e tij të vetëm solid në Kosovë.
Bieber thotë se Grenell “bashkëpunoi vetëm me Thaçin, madje kontribuoi në rënien e qeverisë Kurti”.
“Tash me aktakuzën kundër Thaçit, partneri i Grenell zhduket dhe do të duhen muaj për të pasur një partner të qartë në Kosovë i cili është mjaft i fortë dhe ka një mandat negociues”, deklaroi Bieber./Insajderi.com