Bieber për idenë e ndryshimit të kufijve: Kërcënim serioz për t’u injoruar nga Michel dhe Von der Leyen

Bieber për idenë e ndryshimit të kufijve: Kërcënim serioz për t’u injoruar nga Michel dhe Von der Leyen

Profesori i Historisë, dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, ka reaguar pasi publikimit të një dokumenti nga mediumi slloven “necenzuriano.si”, në të cilin flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe copëtimin e Bosnjë e Hercegovinës, njofton Insajderi.

Propozimin për ndryshim të kufijve, Bieber e ka cilësuar si kërcënim serioz, teksa ka thënë se duhet të injorohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Na nevojitet qartësi sa i përket propozimit jozyrtar për ndarje etnike dhe ndryshime të kufijve që po i atribuohen kryeministrit Janez Jansa. Ose një mohim i qartë ose një refuzim të idesë apo konfirmim. Propozimi është kërcënim serioz për t’u injoruar nga Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen”, ka shkruar Bieber në Twitter.

Dokumenti i publikuar të enjten nga medium slloven ka nxitur reagimin edhe të ministrit për Evropë i Qeverisë Gjermane, Michael Roth, i cili ka thënë se vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme./Insajderi.com