Bien Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Hera e fundit që shërbimet e Facebook ranë ishte në Dhjetor të vitit të kaluar. WhatsApp ka mëse 2 miliardë përdorues dhe Instagram afro 1 miliardë.

Bien Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger janë jashtë funksioni në këto moment që shkruajmë. Mëse 123 mijë përdorues kanë raportuar probleme me Instagram në uebsajtin DownDetector.

Kur përpiqeni të vizitoni uebsajtin e Instagram do të shikoni një faqe të bardhë me mesazhin “5xx Server Error.” Rrjeti social ende nuk ka komentuar problemet që po hasin përdoruesit ndërsa duket se janë prekur të gjitha shërbimet e Facebook përfshirë platformën Facebook Gaming.

Hera e fundit që shërbimet e Facebook ranë ishte në Dhjetor të vitit të kaluar. WhatsApp ka mëse 2 miliardë përdorues dhe Instagram afro 1 miliardë.

Kujtojmë se të gjitha rrjetet e lartpërmendura mbështeten në funksionalitetin “Cross-Platform” që rrjeti social solli duke unifikuar komunikimin mes Facebook, WhatsApp dhe Instagram. /PCWorld Albanian./Insajderi.com