Bije një veturë poshtë urës në Istog, një person i lënduar

Bije një veturë poshtë urës në Istog, një person i lënduar

Është rrëzuar një veturë në urën e fshatit Drej të Istogut teksa po kalonte rrugën me ç’ rast mësohet edhe vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Pejës, njofton Insajderi.

Lajmin  e ka  konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Tutje Gashi ka njoftuar se ura ka qene e dëmtuar paraprakisht nga vërshimet e shiut ditë më parë.

Sipas raportit të policisë, në urën e dëmtuar nga vërshimet, ka pasur pengesa për mos qarkullim, por që drejtuesi i automjetit nuk i ka parë si pasojë ka rënë poshtë në lumin Drin

Aktualisht, organet kompetente po merren me procedurat tjera ligjore për rastin në fjalë./Insajderi.com