
Bashkësia Islame e Kosovës, ka demantuar raportimet se personi i arrestuar në Fushë Kosovë nuk është pjesë e këtij institucioni.
Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh, të martën, ka kumtuar se një vajzë 21 vjeçare është dhunuar seksualisht.
Sulmuesi është arrestuar nga organet e rendit dhe është dërguar në mbajtje.
Por, BIK-u thotë se “pretendimet se personi është hoxhë nuk janë të vërteta”.
“I arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam”, thuhet në reagimin e këtij institucioni fetar. /Insajderi.com