
Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje për të shqyrtuar lehtësimin e masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, të miratuara nga Qeveria e Kosovës, njofton Insajderi.
Pas analizës së masave të reja, BIK ka lejuar të mbahen edhe ceremonitë fetare, mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse.
“Pas analizës së masave të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosi që të pezulloj vendimet dhe rekomandimet e shkresës numër 427/20, datë 14.03.2020, kështu që tash e tutje Këshillave të Bashkësisë Islame në tërë territorin e Republikës së Kosovës u lejohet t’i mbajnë ceremonitë fetare: mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse”, thuhet në njoftim të bërë në Facebook.
Të gjitha këto aktivitete dhe ceremoni fetare në përputhje me rekomandimet e IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID-19. /Insajderi.com