BIK merr vendim për faljen e Kurban Bajramit

BIK merr vendim për faljen e Kurban Bajramit

Bashkësia Islame e Kosovës, ka marrë vendim me rastin e festës së Kurban Bajramit, që shënohet këtë të premte, më datë 31 korrik.

Sipas këtij vendimi, nuk do të falet namazi i sabahut në xhami në ditën e Kurban-Bajramit; ndërsa falja e namazit të Kurban-Bajramit do të bëhet në orën 06:03 min.

Kjo për shkak të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19, për çka BIK po bashkëpunon edhe me institucionet e tjera shtetërore.

Më poshtë mund ta lexoni vendimin e plotë:

1. Nuk do të falet namazi i sabahut në xhami në ditën e Kurban-Bajramit
2. Falja e namazit të Kurban-Bajramit do të bëhet në orën 06:03 min.
3. Xhemati do të prezantojë në xhami 10 minuta para faljes së namazit të Kurban-Bajramit
4. Ligjërata (hutbeja) e Kurban-Bajramit nuk duhet të zgjasë më tepër se 10 minuta, ndërsa hutbeja e ditës së xhuma nuk duhet të zgjasë më tepër se 5 minuta
5. Personat zyrtarë të BIK-ut dhe xhemati i xhamive t’u përmbahen me përpikëri rekomandimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës, për mbrojtje nga përhapja e virusit:
a. Dezinfektimi i duarve
b. Bartja e maskës
c. Mbajtja e distancës fizike (brenda dhe jashtë xhamisë)
d. Kufizimi i numrit të besimtarëve në xhami në 50 persona (ose më pak, varësisht prej hapësirës së xhamisë)
e. Mosshfrytëzimi i tualeteve, abdeshaneve dhe banjove të përbashkëta në oborret e xhamive
f. Xhemati të marrin sexhade me vete (jo domosdoshmërisht)
g. Të mos prezantojnë në xhami personat e moshave mbi 65-vjeçare dhe ata nën moshat 16-vjeçare, si dhe personat me sëmundje kronike, ata që kanë simptoma të virusit dhe çdokush tjetër që dyshon se mund të infektohet nga prezenca në xhami
h. Mosshtrëngimi i duarve me njëri-tjetrin me rastin e përshëndetjes dhe të urimit të bajramit
i. Moskrijimi i turmave të njerëzve dhe shpërndarja e menjëhershme e xhematit pas hutbes së Bajramit
j. Mosorganizimi i pritjes për nder të festës së bajramit në selinë e BIK – ut, e as në selitë e këshillave lokalë
k. Për hir të ruajtjes së shëndetit, që në këtë rast është parësor, të mos ketë vizita te njëri-tjetri ditëve të Kurban-Bajramit. /Insajderi.com/