BIK në Prizren distancohet nga afishet ku kërkohet vota për Vetëvendosjen

BIK në Prizren distancohet nga afishet ku kërkohet vota për Vetëvendosjen

Bashkësia Islame në Prizren është distancuar nga afishet e shpërndara nëpër rrugët e këtij qyteti.

“Hallall vota për Vetëvendosjen”, “haram votat për paritë e tjera”, kanë qenë afishet në gjuhën arabe dhe shqipe.

BIK në Prizren e konsideron si “keqpërdorim” të citateve kuranore.

“Personi që e ka vendosur një të tillë në shtyllën elektrike afër selisë së KBI-Prizren, tashmë është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Bëhet fjalë për një qytetar që megjithatë njihet mirë se nuk ka ndonjë prapavijë, porse i beson mendimeve të tij personale”, thuhet ndër tjerash në kumtesën e BIK-ut. /Insajderi.com

 

KBI-Prizren, 11 Shkurt 2021

KBI-Prizren e njofton opinionin publik se nuk ka asnjë lidhje me afishet e shpërndara nëpër…

Posted by Këshilli i Bashkësisë Islame – Prizren on Thursday, 11 February 2021