BIK njofton për fillimin e muajit të Ramazanit

BIK njofton për fillimin e muajit të Ramazanit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë më 13 prill 2021, njofton Insajderi.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, BIK ka uruar besimtarët myslimanë duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar, si dhe solidaritet më personat dhe familjet në nevojë.

“Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet nga BIK.

Në mënyrën sesi Bashkësia Islame e Kosovës ka paraqitur zbatimin e masave, xhamitë do të qëndrojnë të hapura.

Qeveria e Kosovës nuk e ka përfshirë ndalimin e objekteve fetare në kuadër të masave të reja anti-COVID. /Insajderi.com