
Në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë sot (e shtunë) ka ndërruar jetë një e moshuar e nacionalitetit serb, e cila nuk kishte asnjë familjar, njofton Insajderi.
Ndërsa, Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, tha se në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë organizuar ceremoninë e varrimit duke dëshmuar se harmonia dhe toleranca janë virtyte të popullit shqiptar.
“Një qytetare e Prishtinës e nacionalitetit serb ka vdekur sot. Ajo ishte duke jetuar më Shtëpinë e Pleqve dhe nuk kishte askënd për t’i kryer ceremonitë fetare”.
“Këtë përgjegjësi e mori Këshilli i Bashkësisë Islame e cila në bashkëpunim me Komunën organizoi komplet ceremoninë e varrimit, duke dëshmuar edhe njëherë se harmonia dhe toleranca janë virtyte të popullit shqiptar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e BIK-ut./Insajderi.com