BIK tregon për mjetin e dyshuar shpërthyes tek zona ku po ndërtohet xhamia

BIK tregon për mjetin e dyshuar shpërthyes tek zona ku po ndërtohet xhamia

Sot është dyshuar për një mjet shpërthyes në zonë të xhamisë së re e cila po ndërtohet afër PTK-së në Prishtinë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin në fjalë.

Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, tha për Insajderi.com se bëhët fjalë për një mjet shpërthyes që nga lufta e dytë botërore, Policia e Kosovës ka lajmëruar Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Bëhet fjalë për dyshime që është mjet shpërthyes që nga lufta e dytë botërore, nuk lidhet me debatet e fundit që janë zhvilluar rreth xhamisë”, ka thënë Bajgora.

Në Prishtinë ka filluar të ndërtohet xhamia e re e cila sipas myftiu, Naim Ternava, do të duhen më shumë se tre vite për t’u ndërtuar. /Insajderi.com/