BIK-u deklarohet për dijetarin që vizitoi Kosovën e që është i “dënuar me vdekje”

BIK-u deklarohet për dijetarin që vizitoi Kosovën e që është i “dënuar me vdekje”

Besimtarët tiranas që e përqafuan ka gjasë të pikëllohen shumë pas dy javësh kur të marrin vesh një lajm për dijetarin nga Arabia Saudite.

Në vendin e tij, Salman al-Eude, po e pret ekzekutimin dhe ky dënim pritet t’i shqiptohet me të përfunduar Ramazni.

Teologu që pati vizituar edhe Kosovën, përballet me 37 akuza, për prishjen e rendit publik, kundërshtimin ndaj sunduesit dhe aktivizmin në vallëzrinë myslimane.

Lajmin se el-Eude do të vritet, e para e dha media “MiddleEastEye”, derisa për të raportuan edhe mediat tjera ndërkombëtare si Mirror e Al-Jazzera.

Por, Ahmet Sadriu, zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, tha përmes telefonit se krejt kjo është lajm i rremë.