Në Bashkësinë Islame të Kosovës askush nuk po e thotë asnjë fjalë për zgjedhjet në këtë institucion, ku edhe pas 13 vitesh pritet të konfirmohet Naim Tërnava si Myfti.
Gazeta Insajderi ka mësuar se Kuvendi zgjedhor në Bashkësinë Islame do të mbahet të shtunën, me fillim nga ora 10:00.
Deri më tani kandidaturën për myfti e ka zyrtarizuar vetëm Naim Tërnava.
Ai nuk pritet të ketë ndonjë telashe që të zgjedhet prap në këtë pozitë, të cilën e mbanë tash e 13 vjet.
Bazuar në Kushtetutën e BIK-ut atij nuk i ndalohet që të kandidojë përsëri, pasi me iniciavitën e vetë Tërnavës ishin bërë disa ndryshime ku një personi nuk i ndalohej puna si myfti edhe pas dy mandateve.
Këto ndryshime Naim Tërnava i kishte inicuar qysh para marrjes së mandatit të tretë.
Gazeta Insajderi për disa ditë me radhë ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga BIK-u për organizimin e zgjedhjeve, por ata nuk janë përgjigjur.
Vetë Tërnava ditë më parë në një intervistë televizive kishte thënë se çdo kush që dëshiron ka të drejtë të kandidojë.
Por duket se guximin për ta rivalizuar Tërnavën deri më tani nuk e ka marrë askush.
Bashkësia Islame ditëve të fundit ishte përfshirë edhe në një skandal seksual. Nga mediat dolën disa mesazhe për ngacmime seksuale në Medresë. /Insajderi.com