BIK vazhdon fushatën kundër ofendimit të profetit Muhamed

BIK vazhdon fushatën kundër ofendimit të profetit Muhamed

Bashkësia Islame ka kërkuar shkarkimin e Qëndrim Gashi, ambasador i Kosovës në Francë.

Ai kishte bërë shpërndarjen e disa karikaturave të Profetit Muhamed.

Franca është përballur me një sulm terrorist, një mësues ishte vrarë pasi i kishte treguar nxënësve ‘karikaturë të profetit Muhamed.

Pas reagimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, të martën kanë reaguar edhe disa deputetë të Kuvendit së Kosovës, të cilët kërkuan shkarkimin e ambasadorit në fjalë.

Por, BIK, ka vazhduar fushatën edhe sot.

Një fotografi e postuar në faqen e kësaj bashkësie fetare, citohet një ajet ( pjesë kuranore ) ku thuhet për profetin e Islamit se ishte “në një shkallë të lartë të moralit”. /Insajderi.com

#Muhamedi a.s.

Gepostet von Bashkësia Islame e Kosovës am Dienstag, 20. Oktober 2020