Bilall Sherifi nuk merret vesh me gazetarët

Bilall Sherifi nuk merret vesh me gazetarët

Ish-shefi i grupit parlamentar të NISMA-së në Kuvendit e Kosovës, Bilall Sherifi, pas shpërndarjes së Kuvendit, doli me një deklaratë për media, shkruan Insajderi.

Por Sherifi, asesi nuk po merrej vesh me gazetarët. Në fillim nuk dinte se ku të qëndronte, disa i thoshin me larg e disa me afër, dikur edhe ia qëllon.

Pasi nis fjalimin, një gazetare i ndërhynë duke ia bërë një pyetje. Sherifi, nuk i përgjigjet po fillon të flas duke i treguar që më vonë përgjigjet në pyetje.

E krejt në fund, që është çarshia mbi tortë, ish-kryeministri Haradinaj, ia ndërpret fjalimin vetëm që ta përshëndes.

Por, dikur Bilall Sherifi e përfundon fjalimin me shumë vështirësi./ Insajderi.com