Sherifi: Shteti i turpit, ne i dorëzuam turqit si në kohën e Hitlerit

Sherifi: Shteti i turpit, ne i dorëzuam turqit si në kohën e Hitlerit

Shefi i Grupi Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se edhe përkundër që tre liderët shtetërorë u deklaruan se nuk e dinin se ishin arrestuar shtetasit turq, të gjithë e dinë se kush e urdhëroi rrëmbimin e 6 gylenistëve pa asnjë shpjegim.

“A jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm çka ndodhi dje? Kush nuk e di çka ndodhë në vendin e tij ai është në vendin e gabuar. E dimë të gjithë se kush e ka ditë, por e edhe kush e urdhëru”, ka thënë shefi i GP të Nismës.

Sherifi e ka krahasuar veprimin e djeshëm me mënyrën se si i janë dorëzuar njerëzit Adolf Hitlerit.

“Një nga këta koka turke të tregojë se si ndodhi kjo. Parlamenti e ka për detyrë të mos thotë ndodhi. 6 njerëz janë dorëzu si në kohën e fashizmit kur i dorëzoheshin Hitlerit”, ka thënë Sherifi.

Sherifi thotë se sikur të kalonte nëpër procedurë gjyqësore, me siguri se nuk do të vendosej që të dëboheshin turqit prandaj kanë zgjedhur formën e dëbimit.