Bilanci aktual i Coronavirusit në Kosovë

Bilanci aktual i Coronavirusit në Kosovë

Deri më tash në Kosovë janë regjistruar 15.425 raste me virusin COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë me 13 mars.

Prej tyre 619 kanë përfunduar me vdekje, ndërsa 13.165 janë shëruar nga Coronavirusi.

Kjo nënkupton se momentalisht raste aktive me COVID-19 janë 1.641, njofton Insajderi.

Ky është një përmirësim i dukshëm i bilancit së virusit në Kosovë krahasuar me javët dhe muajt e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar vazhdimisht për kujdes maksimal. /Insajderi.com