Bilanci i pandemisë në Shqipëri – 1.118 të vdekur dhe 58.316 raste pozitive

Bilanci i pandemisë në Shqipëri – 1.118 të vdekur dhe 58.316 raste pozitive

Në mijë e 181 jetë të humbura regjistroi Shqipëria që nga nisja e pandemisë së COVID-19, në mars të vitit që sapo lamë pas.

Trajketorja e përditësimeve solli përgjatë vitit herë ulje e herë ngritje të rasteve të reja, të të shëruarve dhe fatkeqësisht, edhe të numrit të viktimave. Rastet pozitive shkojnë mbi 58 mijë, ndërsa i personave të shëruar, mbi 23 mijë.

Tirana mbetet qyteti që kryeson listën me më shumë raste infektimesh. Shpresat për përmirësim të ndjeshëm të situatës pandemike shtohen me lajmin për nisjen së shpejti të vaksinimit.

Megjithatë, nuk mungon apeli i përsëritur edhe i mjekëve, edhe i institucioneve të tjera përgjegjëse, që të bëhet kujdes sidomos me grumbullimet gjatë këtyre ditëve të festave.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se për shkak të festave, edhe publikimi i shifrave të të prekurve nga Coronavirusi do të rinisë në datën 3 janar, ku do të përfshihen dhe rezultatet e ditëve të festave./Insajderi.com