Bilanci i sulmeve në Bruksel: 31 të vdekur dhe 250 të lënduar

Autoritetet belge kanë dalë para pak minutash me të dhënat zyrtare nga sulmet terroriste në Bruksel.

Ka qenë Ministria e Shëndetësisë në Belgjikë, institucioni që ka dhënë shifrat e të vdekurve dhe të lënduarve nga këto sulme.

Sipas ministres Maggie De Block, nga këto sulme kanë mbetur të vdekur 31 persona ndërsa janë lënduar 250.

Fiks 11 persona kanë ndërruar jetë në sulmet në Aeroportin e kryeqytetit dhe 20 të tjerë në metro.