Bildt: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Bildt: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Bildt ka qenë politikan që ka ndërmjetësuar në një numër krizash në botë. Aktualisht, krahas tjerash, është bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, organizatë joqeveritare me ndikim që merret me analiza të politikës së jashtme.

“Serbia herë-do-kur do të duhet ta njohë Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një çast mblodhi forcën për një vendim të tillë, por e lëshoi atë mundësi. Por, ai është i vetëdijshëm se ky është çelësi për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe ish-ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, njofton Insajderi.

Bildt, në një intervistë për portalin sarajevas Politicki.ba ka deklaruar se është e domosdoshme të zbatohen gjërat për të cilat Kosova dhe Serbia janë marrë vesh qëmoti dhe si, si ka thënë ai, nuk janë realizuar kurrë.

Ai ka shtuar se shumëçka është përsëritur në dokumentet që dolën pas takimit në SHBA. I pyetur se cili është rezultati i njëmendtë dhe nëse Serbia dhe Kosova duan marrëveshje, Bildt ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve ka qenë “devijim i rrezikshëm, që ia ka marrë vite të tëra progresit në negociata”.

Bildt ka qenë politikan që ka ndërmjetësuar në një numër krizash në botë. Aktualisht, krahas tjerash, është bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, organizatë joqeveritare me ndikim që merret me analiza të politikës së jashtme.

Në konstatimin se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për anëtarin e presidencës së Bosnjës, Milorad Dodikun paraqet platformë që e lyps pavarësinë e Republikës Serbe të Bosnjës, Bildt ka thënë se Kosova është shtet i pavarur.

“Sa i përket asaj pike, nuk ka kthim. Dodiku është i vetëdijshëm se nuk ka asgjë sa i përket pavarësisë së Republikës Serbe të Bosnjës. Këtë gjë madje as Serbia nuk do ta pranonte”, ka theksuar ai./Insajderi.com