Bill Gates: Nuk i kuptoj njerëzit pse nuk mbajnë maska

Bill Gates: Nuk i kuptoj njerëzit pse nuk mbajnë maska

Në lidhje me pandeminë Covid-19, ka folur edhe një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, i cili ka kritikuar refuzimin e shumicës së njerëzve që nuk mbajnë maska, njofton Insajderi.

Sipas tij, as nuk janë të bezdisshme për t’u mbajtur dhe gjithashtu nuk kushtojnë shumë, prandaj është mirë të mbahen dhe të mbrohemi nga Covid-19.

“Është vështirë të kuptohet pse njerëzit nuk mbajnë maska, ato nuk janë të bezdisshme”, tha Gates gjatë një takimi virtual për revistën FastCompany të SHBA-së. “Nuk kushton shumë, sidoqoftë njerëzit e shohin si kufizim të lirive të tyre, pavarësisht rrezikut të infektimit të njerëzve tjerë”.

Ai gjithashtu ka thënë se “është ndjehet keq që emri i tij lakohet në teori të ndryshme konspirative e që lidhen edhe me pandeminë Covid-19”.

Bill Gates e sheh me shqetësim edhe bindjen se “një numri të madh të njerëzve të cilët nuk e besojnë virusin dhe si pasojë e kësaj refuzojnë edhe të mbrohen. Këta njerëz do të refuzojnë edhe të vaksinohen në të ardhmen nëse do të zbulohet vaksina” ka thënë ai./Insajderi.com