Biografia e kryesuesit të KQZ-së

Biografia e kryesuesit të KQZ-së

Kreshnik Radoniqi është i emëruari nga Vjosa Osmani për të qenë në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Radoniqi ishte  gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.

Tash do të jetë kryetar i KQZ-së, ku përpara vetës e ka organizimin e zgjedhjeve lokale të cilat mbahen vjeshtën e këtij viti.

Ai do të jetë pasardhës i Valdete Dakës, e cila për vite më radhë drejtoi KQZ-në, por të hënën u shkarkua nga Vjosa Osmani.

Vendimi i Osmanit po kritikohet nga opozita, duke u cilësuar si “kapje e shtetit”.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi emërimi i Kreshnik Radoniqit për ta drejtuar KQZ-në. /Insajderi.com

Biografia

Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit nga data 01.07.2019. Radoniqi ka diplomuar në fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoj në vitin 2007. Në vitin 2013 ka përfunduar studimet Master në SHBA – Karolina e Veriut. Praktikën profesionale e përfundoj në Gjykatën e Qarkut në Pejë nga viti 2006 deri më 2007.

Prej vitit 2007 deri në vitin 2008, punoj si Zyrtar i Lartë Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë në Prishtinë, ndërsa nga muaji shkurt deri në muajin shtator të vitit 2008, punoj si avokat në Pejë. Gjatë kësaj kohe punoj edhe si Këshilltar Juridik në Agjencinë për Financim në Kosovë. Nga muaji shtator 2008 e deri në gusht 2012, ka punuar si Këshilltar Ligjor i gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Pejë.

Kryetari Radoniqi është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Pejë në Korrik të vitit 2012, ndërsa nga Janari i vitit 2013 u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Pejë. Nga muaji nëntor 2015 deri në muajin maj të vitit 2016, punoj gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke vazhduar punën në Gjykatën Themelore të Pejës, në po të njëjtin departament.

Me datë 23.12.2016 u emërua Kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë, të cilën detyrë të cilën e la për t’u bërë gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.