Biografia e Shefit të ri të AKI-së, Driton Gashi

08.02.2017 09:11
Biografia e Shefit të ri të AKI-së, Driton Gashi

Driton Gashi, i cili sot është emëruar Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), më parë ka qenë Sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme në kohën sa ishte ministër Bajram Rexhepi.

Gashi dikur ishte këshilltar politik i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajazitit, ndërsa më vonë në mandatin e Bajram Rexhepit ai ishte bërë drejtor i Departamentit për Siguri Publike në këtë ministri.

Sa ishte ministër Zenun Pajaziti, Gashi ka qenë konsulent i jashtëm, por më vonë u bë pjesë e kabinetit të tij.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 5 qershorit të 2013-s asokohe e kishte emëruar Gashin si Sekretar të Përgjithshëm në MPB.

Tash Driton Gashi do ta mbajë pozitën e shefit të AKI-së pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Agron Selimaj.

Dorëheqja e tij erdhi pas provokimeve të Serbisë më trenin në veri.

Emri: Driton

Mbiemri: Gashi

Data e lindjes: 30. 08. 1977

Vendlindja: Prishtinë

Gjendja civile: I martuar

Edukimi: 

• Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Prishtinë;

• 2001- 2004: Fakulteti për shkenca politike-Universiteti i Prishtinës;

• 2010 – 2012: master në Shkenca Politike, South East Europian University Maqedoni.

Përvoja e Punës:

• Tetor 2010 – qershor 2013 – Drejtor i Departamentit për Siguri Publike MPB;

• Qershor 2008 – tetor 2010- Këshilltar  i UNDP në MPB për çështje të anti-trafikimit;

• Shkurt deri qershor 2008- konsulent i UNDP për Strategjinë anti-trafikim me qenie njerëzore;

•Tetor 2005- shkurt 2008- Zyrtar i lartë për Siguri Publike-Zyra e Kryeministrit;

• Korrik 2004-shkurt 2005-Zëvendësdrejtor për  hulumtime kualitative të opinionit publik- Qendra për Studime Politike;
•Qershor 2002 –shkurt 2003- Asistent i Shefit të Grupit Parlamentar-Kuvendi i Kosovës.

 

URDHRI I PALIGJSHËM I GAZMEND ABRASHIT NDAJ PUNËTORËVE