
Tryeza ka qenë e mbushur me ushqim që nga buka, specat e deri tek mishi në një takim në një lokal që është zhvilluar mes presidentit, Thaçi, kryetari të Mitrovicës, Agim Bahtiri e ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku.
Përveç ushqimit aty nuk kanë munguar as pijet alkoolike – birra dhe verë, është shoqëruar takimi ku ka qenë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, raporton Insajderi.
Në një lokal që nuk dihet saktë se në cilën komunë është shihet edhe një fotografi e një vajze që duket me veshje provokuese.
Fotografia është postuar në llogarinë sociale nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka shkruar se sonte është pjesë e kësaj ndeje edhe Agim Bahtiri.
Pjesë e kësaj ndeje kanë qenë edhe ministri i financave, Bedri Hamza si dhe Hajredin Kuqi që në të kaluarën kishte mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës./Insajderi.com