Biseda të cilën Kurti e përmend Grabovcin që ankohet për “tharje fyti” tek Devollët

Biseda të cilën Kurti e përmend Grabovcin që ankohet për “tharje fyti” tek Devollët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje bëri bujë sot me fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës në të cilën sulmoi kompaninë Devolli se ka lidhje të forta me politikanë të fuqishëm në Kosovë, citoi një bisedë të publikuar në serinë e përgjimeve “Dosja e Shefave” në Gazetën online Insajderi.

Kurti përmendi bisedën mes ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit dhe drejtorit të Devollit, Shkëlqim Devolli.

“Të gjithëve na kujtohet pronto biseda e Adem Grabovcit me Shkëlqim Devollin, ku Grabovci i thotë Devollit “Kqyre se s’mujta me të thirrë… m’u ka zbraz krejt fyti…”, ndërkohë që Devolli i përgjigjet “U bo shef, qe po t’i çoj…”. Shtrohet pyetja, a ju ka tharë fyti vetëm njëherë Grabovcit apo nuk i kanë publikuar pronto ankesat e tjera për tharje fyti? Cilido variant është më i keq se tjetri”, tha Kurti në fjalimin e tij.

Kjo bisedë është publikuar në Dosjen XXV në Insajderi.

[arve url=”https://www.youtube.com/embed/wVir34GNJXA” /]

Dosja e Shefave XXV: Grabovci fut në histori drejtorin e Kompa…

#DosjaeShefave XXV: Grabovci fut në histori drejtorin e Kompanisë Devolli http://bit.ly/DosjaeShefaveXXV

Posted by Insajderi on Thursday, 1 September 2016