Bisedë e vështirë: Shtyhet samiti virtual

Samiti virtual është shtyrë për shkak të vështirësive në dialog.

Bisedë e vështirë: Shtyhet samiti virtual

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i planifikuar për të dielën, është shtyrë për të enjten, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot pas videos së Samitit të Parisit,

Ai theksoi se ishte bisedim i vështirë sepse Serbia ka një pozicion të ndryshëm nga të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

“Prishtina doli me kërkesa maksimiste”, sipas Vuçiqit, raporton agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, njofton Insajderi.

“Unë besoj se Gjermania dhe Franca do të dalin me deklaratën e tyre të përbashkët, presidenciale, pasi që kishte gjëra për të cilat ne nuk kishim të njëjtin mendim,” u tha Vuçiq gazetarëve në Paris.

Takimi virtual ishte planifikuar për të diskutuar rreth dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Ky takim ishte iniciuar nag presidenti i Francës, Emmanul Macron i mbështetur nga Bashkimi Europian. /Insajderi.com/