
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputeti Pal Lekaj, ka treguar se deri te formimi i qeverisë së re janë ditët e numëruara.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka shprehur bindje se në javën e ardhshme do të konstituohet kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.
Sipas tij, marrëveshja me AKR-në për këtë çështje është shumë afër. Lekaj ka folur edhe për bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
Ai ka vlerësuar se këto bisedime ndërmjet këtyre dy partive janë lojëra politike që kanë për qëllim zvarritjen e institucioneve deri pas zgjedhjeve lokale.