Bisedimet për qeverinë – as sot nuk takohen Kurti-Mustafa

Bisedimet për qeverinë – as sot nuk takohen Kurti-Mustafa

Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk do të takohen as sot.

Kjo pasi lideri i Vetëvendosjes, Kurti, pritet të merr pjesë në konferencën “Ballkan Dialogues” (Dialogët Ballkanas), organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim” në Berlin.

Amerika takon Thaçin dhe Kurtin në Berlin

Që nga dita e hënë, kur edhe ishte thënë se VV e LDK do të finalizonin marrëveshjen për koalicion, por, që ndodhi e kundërta, nuk ka pasur takim në mes të dy partive që po tentojnë të formojnë qeverinë e ardhshme.

Të hënën, LDK i vuri në tavolinë të diskutimit, disa kushte partisë së Albin Kurtit, e njëra ndër to ishte edhe pozita e presidentit. Përveç kësaj, Isa Mustafa kërkoi hise të barabartë me VV-në edhe në ministri. Si zgjedhje të parë e patën Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Derisa Vetëvendosje nuk i pranoi këto kushte që i pati LDK-ja, Glauk Konjufca, njeriu i dytë më i votuar në VV tha në Pressing se nuk negociojnë për presidentin.

Një takim ishte paraparë për dje, është anuluar nga Mustafa pikërisht për shkak të deklaratave të Konjufcës.

Ndryshe Konjufca tha se nëse dështojnë negociatat me LDK-në ata do të provojnë edhe dy-tre opsione të tjera./Insajderi.com