
Takimi në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë edhe të enjten.
Vazhdimin e dialogut e ka paralajmëruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nëpërmjet një postimi në Twitter.
Të mërkurën, në tryezën e Brukselit përfaqësuesi i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq – biseduan për ta gjetur një zgjidhje rreth targave.
Problemi i targave për të cilat tash e 11 ditë po vazhdon kriza në Veriun e Kosovës.
Takimi u ndërmjetësua nga Miroslav Lajça, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Është arritur një draft-final për targat. Pala kosovare e pranoi, kurse ajo serb jo.
“Kemi tentuar të detyrojmë Serbinë që t’i largojë procedurat për qytetarët e Kosovës që të lëvizin drejt Serbisë. Dhe mendoj qe ky ka qenë rezultati i sot, mund të themi që është një marrëveshje”, ka thënë Bislimi pas takimit.
Sipas zëvendëskryeministrit kosovar, ky draft marrëveshje e arritur me BE-në do të përfshijë aplikimin e “stikerave” të targave, tërheqjen e njësive speciale dhe barrikadave serbe, vendosjen e anëtarëve të KFOR -it në vendkalimet kufitare dhe formimin e një grupi pune për të adresuar çështjen e lëvizjes së lirë të automjeteve. /Insajderi.com

Veriu i Kosovës.