Biskotat Bambi Plazma të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve

U gjet një përmbajtje të lartë të akrilamidit në biskota Plazma prej 150 gramëve, gjë që paraqet një rrezik të papranueshëm për shëndetin e konsumatorëve, veçanërisht të fëmijëve.

Biskotat  Bambi Plazma të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve

Drejtoria e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Republikën e Sllovenisë ka identifikuar përmbajtjen e lartë të akrilamidit në biskotat Plazma Bambi prej 150 gramëve, gjë që paraqet një rrezik të papranueshëm për shëndetin e konsumatorëve, në veçanti për fëmijët. Kështu Fructal, i cili është furnizues për Slloveninë,  e bëri tërheqjen e biskotave të përmendura nga tregu.

Origjina e biskotave Plazma është Serbia, prodhuesi është Grupi Bambi, dhe numri serik i prodhimit është L801370 si dhe data e skadimit është 30 qershor 2019.

Drejtoria sllovene e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka vërejtur një përmbajtje të lartë të akrilamidit në biskota në kuadër të kontrolleve zyrtare gjatë marrjes së mostrave dhe analizave të produkteve ushqimore për praninë e akrilamidit. Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt këshillohen që të mos e konsumojnë dhe ato mund t’i kthejnë në pikën e blerjes, thuhet në faqen e internetit të Bordit Drejtues.

Çfarë është arkilamidi

Arkilamidi (Acrylamide) është një proces ndotës që rezulton nga përpunimi i ushqimeve në temperatura të larta dhe mund të rrezikojë shëndetin.

Shumica e akrilamideve gjenden në ushqime me origjinë bimore, të gjetura në shumicën e ushqimeve të pjekura, dhe të skuqura me përmbajtje të lartë të karbohidrateve. Ushqime të tilla janë: patate të skuqura, çipsat, produkte të drithërave si:, tostet, biskotat, krekerat, buka, palagaçe etj.