Bislimi: LDK qëndron mbi të gjitha emrat e përveçëm

Bislimi: LDK qëndron mbi të gjitha emrat e përveçëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka deklaruar se reforma politike e brenda partisw sw tij është nevojë e kohës, domosdoshmëri e emancipimit politik në vend, dhe reflektim mbi thirrjen e zëshme të elektoratit tone, njofton Insajderi.

“Me kohezion të brendshëm dhe marrje të përgjegjësisë! Me vetmohim dhe ofertë për Republikën!LDK shkon përtej çdo emri të përvetshëm, pos njërit, emrit të Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, tha ai.

Deputeti Bislimi shtoi gjithashtu se LDK mbijeton çdo individ, sepse LDK mund të tejkalojë çdo ideologji, çdo sfidë, çdo goditje.

“E dalë nga besimi politik i popullit për liri e pavarësi, LDK sot duhet të jetë kauzë për shtetndërtimin, vizion për Republikën. Po, mundemi! Unitet në dallime!”, shtoi ai./Insajderi.com