Bislimi: Përkrahja e qytetarëve për VV është e frikshme

Bislimi: Përkrahja e qytetarëve për VV është e frikshme

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se partia pjesë e së cilës është ai po merr mbështetje të frikshme popullore.

Ai në Kanal 10 tha, subjekti politik që drejtohet nga Albin Kurti pritet t’i marrë mbi 55 deputetë.

Si shkak i kësaj “përkrahjeje popullore”, atë nuk po e merr gjumi.

“Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, tha ai.

Por, sipas tij VV mund të ketë më shumë vota, pasi në sondazhe nuk përfshihen votat e diasporës.

“Në bazë të këtij sondazhi I kemi 55 mandate. Në këto sondazhe nuk futet diaspora, dihet si voton diaspora. Nuk është i përfshirë ndikimi që do të ketë në zgjedhje kandidati për kryeministër”, tha ai. /Insajderi.com