Bislimi pret në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut

Bislimi pret në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i parë i së, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, ku folën për organizimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Arsyeja e këtij takimi ishte planifikimi dhe koordinimi i vizitës zyrtare së zëvendëskryeministrit Bislimi dhe disa anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës do të koordinohet organizimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku është paraparë të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Bislimi është i angazhuar si zv-kryeministër edhe për pjesën e dialogut me Serbinë. /Insajderi.com