
Lëvizja Vetvendosje ka publikuar një sondazh sipas të cilit kjo parti do të dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke arritur t’i marrë 55 ulëse në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.
Por, nënkryetari i partisë, Besnik Bislimi, është shprehur i bindur se VV-ja do të ketë do t’i ketë më shumë se 60 deputetë në kuvend.
Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka thënë se në këtë sondazh nuk është përfshirë vota e diasporës dhe as mundësia që Vetëvendosjes t’i bashkohet Vjosa Osmani me iniciativën e saj.
Në këtë sondazh të VV-së, PDK do të marrë vetëm 19 deputetë, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.
Sipas tij, me gjithë elementet e përmendura, VV do të arrijë të marrë 60 deputetë./Insajderi.com
SONDAZHI I FUNDIT PËR KËTË VIT QË TREGON PREFERENCAT E VOTUESVE TË VENDIT – OMNIBUSI I REALIZUAR NGA UBO CONSULTING
Ky…
Posted by Besnik Bislimi on Wednesday, December 23, 2020