Bislimi takohet me Lajçak, një nga temat edhe dialogu

Bislimi takohet me Lajçak, një nga temat edhe dialogu

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim sot në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Lajçak në rrjetin social Twitter.

Ai theksoi se një ndër çështjet që janë diskutuar në këtë takim ka qenë edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

“Diskutim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha i dobishëm me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, në lidhje me dialogun – historinë, gjendjen dhe rrugën që na pret përpara”, shkroi Lajçak. /Insajderi.com