Bislimi takohet me Palmerin dhe Lajçakun, diskutojnë për dialogun me Serbinë

Bislimi takohet me Palmerin dhe Lajçakun, diskutojnë për dialogun me Serbinë

Zëvendeskryemistri për çështje të integrimeve evropiane, Bisnik Bislimi së bashku më ekipin e angazhuar për dialogun më Serbinë është takuar më Zëvendës Ndihmësin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer dhe Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruan Insajderi.

Sipas komunikatës për media, mbarëvajtja e dialogut dhe hapat e ardhshëm që pritet të ndërmerren në të, ishin pjesë e diskutimit.

Tutje, thuhet se në takim u diskutua edhe për përgatitjet në lidhje me vizitën në Bruksel gjatë muajit qershor, me ç’rast zëvendëskryeministri Bislimi theksoi vullnetin e Qeverisë për t’u përfshirë në një dialog të drejtë, parimor dhe në shërbim të qytetarëve dhe paqes e sigurisë së përgjithshme”, thuhet në një komunikatë për media të Qeverisë.

Ai shtoi se mbështetja e ShBA-së në procesin e dialogut është edhe një sinjal për praninë e fuqishme dhe të vazhdueshme të SHBA-ve, si partnerë në zhvillimin dhe krijimin e një të ardhme premtuese në Kosovë./Insajderi.com