Bislimi: Temë kryesore në Bruksel ishte çështja e të pagjeturve

Bislimi: Temë kryesore në Bruksel ishte çështja e të pagjeturve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ndër temat që janë diskutuar në Bruksel, është edhe çështja e të pagjeturve, përcjell Insajderi.com.

Në një konferencë për media, Bislimi ka bërë të ditur se më 7 dhe 8 shtator, kanë pasur pesë takime të përditshme me Bashkimin Evropian.

“Më datat 7 dhe 8 shtator kemi pasur pesë takime të përditshme me BE. Të martën kanë qenë tri takime. Në takimin e tretë është takuar për të pagjeturit. Të gjitha këto takime kanë qenë bilaterale. Të mërkurën kemi pasur dy takime me Lajçak. Në këtë takim u disktuar ekskulizivisht për personat e pagjetur në luftë”, tha ai.

Bislimi shtoi se çështja e të pagjeturve është e vetmja temë që janë pajtuar që të trajtohet edhe në takimin trepalësh për shkak të urgjencës.

Ai tha se pala serbe është deklaruar hapur se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat shtetërore.

“Pala serbe është deklatuar hapur kanë thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-së, mendoj se kjo është në interes tonë pasi shumica e varrezave masive ndodhen në këto varreza ku informata kanë arkivaat ushtarake të Serbisë”, shtoi ai./Insajderi.com