Bislimi: Vaksinimi është rrugëtimi jonë drejt ringjalljes ekonomike

Bislimi: Vaksinimi është rrugëtimi jonë drejt ringjalljes ekonomike

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se “vaksinat janë rrugëtimi jonë drejt ringjalljes ekonomike”.

Këto komente, Bislimi i bëri pasi është vaksinuar. Shtoi se lloji i vaksinës së mori ishte AstraZeneca, sipas tij “është efikase po aq sa Pfizer”.

“Unë e morra dozën e parë të vaksinës AstraZeneca sot dhe jam shumë falënderues ndaj stafit shëndetësor për mundësinë e zgjedhjes si dhe për punën e tyre të palodhshme në luftimin e pandemisë Covid-19”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se janë dhënë 14.616 vaksina.

Institucionet relevante kanë bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen.

Brenda njëzetekatër orëve të fundit u regjistrua një rast i vdekjes, si dhe 221 infeksione të reja me COVID-19. /Insajderi.com